Haki Abazi tregon se a i ka ditur Albin Kurti detajet e marrëveshjeve në Munih

Haki Abazi tregon se a i ka ditur Albin Kurti detajet e marrëveshjeve në Munih

Aktuale February 20, 2020 - 21:31
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka treguar nëse kryeministri Albin Kurti i ka ditur detajet e marrëveshjeve të lidhura në Munih për autostradë dhe hekurudhë mes Kosovës dhe Serbisë.

Është raportuar se Kurti e ka ditur për marrëveshjen, pasi për këtë ishte informuar nga Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.

“Personat që i kanë nënshkruar marrëveshjet janë të autorizuar nga Pal Lekaj. Kurti nuk ka thënë se nuk është në dijeni për marrëveshjen por për detajet”, tregon Abazi.

“As unë sot si zëvendëskryeministër nuk i di detajet e dokumenteve të pajtueshmërisë që shkruhen aty. Unë e kuptoj se tranzicioni është i vështirë të kuptohet, dhe pse kanë shkuar së pari zyrtarët aty”, tregon ai.

Ai shton se presidenti i vendit po krijon një politikë paralele të jashtme, të cilën VV nuk ka dorë pasi ende nuk ka shumë kohë që ka marrë udhëheqjen e qeverisë.

“Një gjë dihet se i gjithë angazhimi i presidentit për krijimin e procese paralele është aktiv. Nuk është faji ynë për këtë”, thotë ai./T7