Kurti: Ndërmarrësit e Kosovës, partnerë kyçë në hapjen e vendeve të reja pune

Kurti: Ndërmarrësit e Kosovës, partnerë kyçë në hapjen e vendeve të reja pune

Aktuale February 20, 2020 - 20:50
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Haki Abazi pritën sot në takim përfaqësues të Odës së Afaristëve të Kosovës.

Në këtë takim u diskutua për nevojat e afaristëve të Kosovës dhe mundësitë që mund të hapen për ta nga Qeveria e re.

“Nga unë si Kryeministër dhe nga Qeveria që unë drejtoj ju do të keni vëmendjen maksimale”, tha Kurti.

“Ne i shohim ndërmarrësit si partner kyçë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin ekonomik, prandaj do t’i identifikojmë sektorët me potencial të rritjes së prodhimit e rrjedhimisht të punësimit”.