Cakaj: Njohja nga Xhamaika, lajm fantastik për Kosovën dhe Shqipërinë

Cakaj: Njohja nga Xhamaika, lajm fantastik për Kosovën dhe Shqipërinë

Aktuale February 20, 2020 - 20:46
Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, e ka quajtur fantastike njohjen që Kosova mori nga Xhamaika.

Ai tha se ky veprim rikonfirmon se kauza e drejtë e Kosovës vazhdon të mbesë e fuqishme.

“Një lajm fantastik për Kosovën, Shqipërinë e shqiptarët në përgjithësi …Xhamaika tashmë ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës !”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

“Ky veprim shënon jo vetëm një moment të ri në kapitullin e marrëdhënieve mes Kosovës e Xhamaikës por edhe rikonfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme në arenën ndërkombëtare!”.