Glauk Konjufca shpreht mirënjohës ndaj Xhamaikës pas njohjes së Kosovës shtet

Glauk Konjufca shpreht mirënjohës ndaj Xhamaikës pas njohjes së Kosovës shtet

Aktuale February 20, 2020 - 20:08
Ministri i Jashtëm Glauk Konjufca ka shprehur mirënjohjen e thellë Qeverisë dhe popullit të Xhamajkës për vendimin për njohjen e shtetit të Kosovës.

Konjufca thotë se ky është një moment i rëndësishëm në miqësinë mes dy shteteve tona. “Qeveria e Republikës së Kosovës do të përcjellë, përmes kanaleve diplomatike, gatishmërinë për të inicuar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe popujve tanë” shkruan Konjufca në Facebook .