Haziri-Albin Kurtit: Hiqe taksën, vendimet e vështira e bëjnë të suksesshëm një lider
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti heqjen e taksës dhe vazhdimin me reciprocitet duke thënë se është koha për vendim të vështira po të nevojshme.
Haziri ka shkruar në profilin e tij në twiter se vendimet e vështira e bëjnë të suksesshëm një udhëheqës.
Ai thotë tutje se këto vendime mund të mos jenë të duhura tash, por janë të domosdoshme për të ardhmen.
“Koha për të hequr tarifën. Vlerësimet për reciprocitetin shkojnë paralelisht. Koha për vendime të vështira por të nevojshme”, ka shkruar Haziri.
Difficult decisions make a leader successful.
— Lutfi Haziri (@LutfiHaziri) February 20, 2020
Not always the right decisions for the present but necessary for the future. #Time to remove the tariff!
Reciprocity assessments go hand in hand. #Time for difficult but necessary decisions. pic.twitter.com/gKW5cTP0zt