Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
Haxhiu: Nuk kam lidhje me korrigjimin e kufijve, vetëm e kam bërë të ditur

Haxhiu: Nuk kam lidhje me korrigjimin e kufijve, vetëm e kam bërë të ditur

Aktuale February 17, 2020 - 22:55

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se në asnjë mënyrë nuk është i përfshirë në idenë për korrigjimin e kufirit me Serbinë, ide për të cilën kishte marrë shumë akuza. 

“Nuk kam lidhje me çështjen e korrigjimit, vetëm e kam bërë të ditur”, ka thënë Haxhiu.

“Thacin e dëgjova së pari duke folur për këtë në një emision, gjë të cilën e konsiderova gabim si ai e artikulonte. Nuk kam njohur njeri më institucionalist, nuk e di pse gaboi në deklaratat për Preshevën”, tregon Haxhiu. 

“Një mik i imi, që nuk dua t’ia zbuloj emrin, më bëri të ditur se kanë biseduar për korrigjim kufijsh. Ishte ide konkrete, por një gjë nuk po mund të merreshin vesh. Ishte çështja e Mitrovicës. Ajo është kafshatë e madhe të cilën nuk po mund ta kalonin”

Tutje ai zbulon se është takuar me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Berisha ishte ndër kundërshtarët më të mëdhenj të kësaj ideje.

“U takova me Sali Berishën dhe Blendi Fevziun. Ata më sulmuan mua pastaj. Ai së bashku me Metën e zbuluan çështjen e korrigjimit”

Ai shpjegon pse e mbrojti presidentin, Hashim Thaci, pas zbulimit të kësaj ideje.

“Nuk e kam lënë vetëm presidentin, për arsye se të gjithë iu turrën kundër”, tha Haxhiu.