Thaçi flet pas takimit me udhëheqësit e ri të BE-së, tregon çfarë i thanë për liberalizmin e vizave

Thaçi flet pas takimit me udhëheqësit e ri të BE-së, tregon çfarë i thanë për liberalizmin e vizave

Aktuale February 16, 2020 - 22:26
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është duke qëndruar në Bruksel

Thaçi sonte ishte i pranishëm në takimin e udhëheqësve të ri të Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Pas këtij takimi, në një intervistë për Indeksonline, presidenti Thaçi deklaroi se takimi ishte diçka e re sepse në të kaluarën nuk kanë ndodhur gjëra të tilla që të gjithë liderët e BE-së t’i ftojnë liderët e  Ballkanit Perëndimor në një takim të tillë që në fillim të mandatit të tyre.

“Ishte një atmosferë e mirë korrekte, konstruktive, më tepër ishte që të dëgjojnë opinionet tona për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Mendoj se ishe e rëndësishme që u theksua qartë se nuk mjafton vetëm të takohemi e të bisedojmë, por që nga Beja të merren vendime e masa konkrete për qytetarët e Ballkanit Perëndimor .Para se gjithash për domosdoshmërinë që Kosovës t’i ndodhë liberalizmi i vizave”, tha Thaçi.