Dita e dytë e konferencës në Munih, këto janë prapa skenat e takimeve

Dita e dytë e konferencës në Munih, këto janë prapa skenat e takimeve

Aktuale February 16, 2020 - 18:32
Në Munih sot është duke u mbajtur dita e dytë e Konferencës së Sigurisë ku janë duke marr pjesë të gjitha vendet e botës, e në mesin e tyre edhe Kosova.

Ndonëse sot nuk ka pas lajme nga politikanët kosovarë që po marrin pjesë në këtë konferencë, aty sot janë zhvilluar disa takime dhe panele diskutimi, raporton Insajderi.

Sipas faqes zyrtare të Konferencës së Sigurisë në Munih në Twitter, ka postuar disa takime të cilat nuk janë pasqyruar nëpër media.

Në këtë konferencë, në panele të ndryshme, kanë marr pjesë presidenti francez, Emanuel Macron, zëvendëssekretari amerikan, Mike Pompeu e shumë liderë tjerë botëror.

Ndërkohë që delegacioni pjesëmarrës nga Kosova që janë duke qëndruar në Munih, është Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti.

Për më shumë ndiqni një video përmbledhëse nga kjo konferencë: