Koronavirusi/ Dy vendet ku mendohet se mund të ngrihen karantinat në Shqipëri
Ndërsa koronavirusi ka shkaktuar mbi 1660 humbje jete dhe tanimë është regjistruar edhe viktima e parë në Evropë, autoritetet shëndetësore në Tiranë janë duke diskutuar për vendet e mundshme ku mund të ngrihet karantinë, nëse virusi vdekjeprurës do të arrijë në vendin tonë.
Por ndonëse po diskutohet në nivel ekspertesh nuk deklarohet vendi se ku do të jetë karantina. Sipas autoriteve mosdeklarimi lidhet me çështje sigurie, por ndërkohë Italia, vendi yn fqinj, por jo vetëm, i kanë deklaruar ato. Burime të Top Channel thonë se janë dy vende të mundshme ku do të ngrihen karantinat nëse do të kemi raste me koronavirus.
Nje plan është boshatisja e godinës së sherbimit infektiv në QSUT dhe trasferimi i pacientëve drejt spitaleve të tjera, ndërsa një tjeter ku mund të ngrihet karantina është menduar në pjesën jugore të Tiranës, larg zonës së banuar. Por ende nuk dihet nëse godina që është planifikuar është pajisur me infrastrukturën e nevojshme dhe shërbimet e kërkuara. Pasi përveç kësaj një vend karantinë duhet edhe të vlerësohet nga ekspertët nëse është e përshtatshme për të pasur këtë funksion. Karantina ngrihet pikërisht për ato raste që do të dyshohen se janë prekur nga koronavirusi për t’i mbajtur ata të veçuar nga njerëzit e tjerë duke i ofruar të gjitha shërbimet deri në përfundim të periudhës se inkubacionit e cila është përcaktuar 14 ditë.
Tanimë në Institutin e Shëndetit Publik kanë mbërritur ekipet që mundësojnë analizimin e mostrave të rasteve dhe konfirmimin e diagnozës në laborator pa pasur nevojë që ato të dërgohen në laborator në Gjermani, i cili ka ofruar mbështetje që m