Deliu i reagon ashpër Kollçakut
Kodra Deliu, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj deputetes së VV’së, e cila pasi iu bë virale publikimi i saj, kishte vendosur ta fshinte postimin me arsyetimin se fjalët nuk ishin të saj por ishte citim, gjë për të cilën ka shkruar në fund sa i përket gjuhës së urrejtjes që kishte përdorur autori i shkrimit.
Deputetja e PDK’së, zgjodhi të reagojë me anë të rrjeteve sociale, ku në shkrimin e saj tha se “përfaqësuesja e popullit”, na e shpërfaqi të vërtetën e rrezikshme që bota e njeh moti, duke provuar verbërisht të dëshmojë “dashurinë” e saj ndaj liderit që udhëhoqi një Lëvizje për mohimin e Pavarësisë.
Mirëpo, sipas Deliu-Kodrës, kjo “përfaqësuese e popullit”, gaboi rëndë kur provoi të na “kundërmojë” me fashizmin serb, ditën më krenare të popullit tonë, ditë kjo kur kujtojmë vajzat dhe djemtë tanë si heronj dhe kurrë si kriminelë.