Mattarella-Thaçit: Kosova mund të llogarisë në Italinë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar një letër urimi për 12 vjetorin e pavarësisë nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.
Në letrën e tij, presidenti Mattarella shkruan se Kosova e di se mund të llogarisë në Italinë, një vend mik i angazhuar konkretisht në ndjekjen nga afër të forcimit institucional dhe zbatimin e reformave që në mënyrë progresive mund të përafrojnë me Bashkimin Evropian.
“Mbështetja jonë e plotë në një proces të tillë, dëshmohet edhe me pjesëmarrjen e vazhdueshme në misionin e KFOR-it, ku Italia vazhdon ta ketë komandën”, ka shkruar ai.
Kjo është letra e plotë e presidentit Mattarella:
Në përvjetorin e lumtur të festës kombëtare, kam kënaqësinë që në emër të popullit Italian dhe në emrin tim personal t’ju shpreh urimet më të përzemërta.
Kosova e di se mund të llogarisë në Italinë, një v end mik i angazhuar konkretisht në ndjekjen nga afër të forcimit institucional dhe zbatimin e reformave që në mënyrë progresive mund të përafrojnë me Bashkimin Evropian. Mbështetja jonë e plotë në një proces të tillë, dëshmohet edhe me pjesëmarrjen e vazhdueshme në misionin e KFOR-it, ku Italia vazhdon ta ketë komandën.
Në një kontekst të tillë është thelbësor – edhe në kuadër të stabilitetit rajonal – procesi i dialogut mes Prishtinës e Beogradit i lehtësuar nga BE-ja, që Italia e mbështet me bindje.
Në këtë frymë, ju shpreh edhe njëherë urimet më të sinqerta për mirëqenien tuaj dhe prosperitetin e popullit mik Kosovar.