Kush mori më shumë vota në Podujevë gjatë garës për deputet me 6 tetor, Bulliqi apo Rudari?

Kush mori më shumë vota në Podujevë gjatë garës për deputet me 6 tetor, Bulliqi apo Rudari?

Aktuale February 16, 2020 - 13:08

Qytetarët e Podujevës me 15 mars do të dalin të votojnë për kryetarin e ri të komunës, pasi që kryetari i deritashëm, Agim Veliu është bërë ministër i Punëve të Brendshme.

Deri më tani LDK dhe LVV kanë paraqitur kandidatët e tyre për këtë komunë, transmeton Indeksonline. 

Nga radhët e LDK-së do të garoj Nexhmi Rudari, kurse LVV për kandidat e ka Shpejtim Bulliqin.

Te dy ishin në garë po ashtu për deputet gjatë zgjedhjeve të gjashtë tetorit të vitit të kaluar. 

Shpejtim Bulliqi arriti që të siguroi mandatin e deputetit por jo edhe Rudari që nuk mori votat e mjaftueshme. 

Por, kush pati më shumë vota në qytetin e Podujevës në zgjedhjet e 6 tetorit?

Sipas rezultateve të KQZ-së, Shpejtim Bulliqi i pati 4717 vota në Podujevë, kurse Nexhmi Rudari mori vetëm 3841 vota në këtë qytet. 

Dytë do të jenë përsëri në garë me 15 mars. LDK dhe LVV besohet të jenë partitë më favorite për të fituar qytetin e Podujevës.

Lidhja Demokratike e Kosovës që nga paslufta ka udhëhequr me këtë komunë, kurse LVV pati një rritje enorme në zgjedhjet e 6 tetorit.