Fillon festa e Pavarësisë së Kosovës, në Itali

Fillon festa e Pavarësisë së Kosovës, në Itali

Aktuale February 16, 2020 - 10:34

Ka filluar festa e Pavarsisë së Kosovës, nga bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Reggio Emilia – Itali. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ishte i ftuar aty, ku përmes një postimi falënderoi Shoqatën Kulturore “Zëri i Atdheut” të cilët kishin organizuar gjithçka, shkruan Indeksonline. Ai tha se do të angazhohet për secilën sferë që atyre u nevojitet në të ardhmen.

Postimi i plotë: Bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Reggio Emilia – Itali, e kanë filluar fesën e Pavarsisë së Kosovës. Dua ti falenderoj për ftesën Shoqatën Kulturore “Zëri i Atdheut” të cilët kishin organizuar gjithçka, që historia jonë të mos harrohet për brezat e ardhshëm. Në këtë vizitë megjithëse simbolike, e kam theksuar përkushtimin dhe angazhimin tim, për secilen sferë që atyre u nevojitet në të ardhmen. Faleminderit dhe Urime

Image