“Miqtë e Amerikës” sot me aktivitete për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë
Shoqata “Miqtë e Amerikës”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim të Komunës së Fushë Kosovës dhe Gjimnazin “Hivzi Sulejmani”, sot organizojnë disa aktivitete për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Këto aktivitete janë paraparë të zhvillohen pranë shtatores së Presidentit Bill Clinton në Prishtinë.
Më poshtë mund ta lexoni agjendën e plotë:
10:00 – Larja nga ana e zjarrfikësve të Prishtinës e platesë së sheshit “Bill Clinton” ku do zhvillohen aktivitetet
11:00 – Vendosja dhe ngritja e flamurit të ri
11:05 – Kori i grave “Nexhmije Pagarusha” këndon “O vendi im”
11:10 – Konferencë për gazetarë
11:15 – Ekspozitë me fotografi me disa nga personalitetet që ndihmuan të arrihet Pavarësia e Kosovës
11:30 – Dhurimi i flamujve të Kosovës, ShBA-së e shteteve të tjera mike qytetarëve të rastit