Thaçi: Të ruhet partneriteti me SHBA’në ose rrezikojmë liberalizimin
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur rreth diskutimeve në konferencën e Sigurisë në Munih ku mori pjesë. Thotë se e vetmja mënyrë që vendi të ketë një të ardhme të ndritur euro-atlantike është koordinimi i plotë me partnerët, SHBA dhe BE.
“Të gjitha mesazhet që i dëgjuam prej të gjithë liderëve botërorë që ishin prezent në Munih në raport me Kosovën është që të ruhet ky partneritet i Kosovës me BE’në, me NATO’në e në veçanti me SHBA’në. Ky partneritet ruhet dhe kultivohet vetëm duke u sjell në mënyrë të përgjegjshme si institucione të vendit, të ndërtojmë demokracinë qytetare, të thellojmë reformat dhe të sillemi në mënyrë korrekte dhe të përgjegjshme edhe me të gjithë fqinjët, prandaj jam jashtëzakonisht i inkurajuar nga ajo që dëgjuam për Kosovën këtu në takimet që kam zhvilluar”, tha Thaçi.
“Rrugëtimi i Kosovës duhet të jetë koordinimi me partnerët tanë me SHBA dhe BE që të ndodh liberalizmi i vizave dhe në asnjë rrethanë të mos humbet mundësia për anëtarësim në Interpol apo në UNESCO. Pa koordinim me Washingtonin dhe Brukselin Kosova rrezikon seriozisht procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në UNESCO dhe në Interpol’, tha Thaçi për televizionin publik të Kosovës.
Express raportoi sot se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo refuzoi të takohet me kryeministrin Albin Kurti derisa ky u fundit të mos urdhërojë heqjen e taksës ndaj produkteve serbe. Njësoj veproi edhe i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.
Kurti ka premtuar se do të hiqet taksa 100 për qind sapo të vendoset reciprociteti, masë kjo e cila nuk pranohet nga SHBA dhe BE.