Përcillen në banesën e fundit nëna me dy fëmijët, i afërmi: Nuk kishte gaz, të zbardhet ngjarja
Nëna, Rajmonda, 45 vjeçe, vajza Rudina, 22 vjeçe dhe djali Fatjoni, 14 vjeç u gjetën pa shenja jete nga të afërmit paraditen e djeshme. Ndërkohë në gjendje të rëndë u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, vajza tjetër, Merita 16 vjeçe, dhe po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, një prej të afërmeve është shprehur sot për mediat se duan të zbardhet ngjarja, pasi sipas tij ekspertët kanë hedhur poshtë pretendimin e helminit nga rrjedhja e gazit.
“Asgjë nuk ka pasur. Të gjithë kanë qenë në të njëjtën dhomë. Çfarë do thotë ekspertiza, ne presim atë. Të zbardhet. Nuk ka pasur asgjë, as sobë asgjë”, ka thënë ai. I pyetur a kanë pasur ndonjë konflikt , ai ka mohuar dhe ka thënë se pret nga policia të dalin përgjigjet e analizave.
Tragjedia ka tronditur të afërmit, ndërsa shkaqet vijojnë të jenë enigmë./abcnews.al