Rada Trajkoviq: Serbia e njohu pavarësinë e Kosovës të premten në Mynih
Presidentja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes për rifunskionimin e hekurudhave nga Kosova dhe Serbia në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë, të premten.
Trajkoviq tha se këto marrëveshje e kanë finalizuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, të cilën sipas saj Aleksandar Vuçiq ia kishte premtuar Donald Trumpit, Presidentit të SHBA-së, shkruan portali Direktno.rs.
“Lëvizjet në Mynih shpijnë tek ajo që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kishte përmendur në letrat e tij dërguar Thaçit dhe Vuçiqit ku i ftonte në Shtëpinë e Bardhë për ta nënshkruar atë që e quante ‘marrëveshje historike’. Në thelb, kjo përfshin projektin e demarkacionit”.
“Thirrja e tyre ishte që ata ishin të përgatitur për të nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, dhe se zoti Trump mund, kur të vlerësohet ata ishin në dispozicion të tij, që ky akt të përfundojë. Normalisht, me një PR të madhe, Trump me siguri dëshiron të tregojë se është dikush që mbaroi punën në Ballkan të filluar nga Demokratët me luftëra dhe bomba, dhe ai i dha fund Ballkanit, dhe në atë kontekst, e gjithë historia në thelb po çon në njohjen e ndërsjellë të Kosovës dhe Serbisë “, kishte thënë Trajkoviq për portalin Direktno.rs.
Ajo ka përmendur në anën tjetër edhe refuzimin e Albin Kurtit për të pranuar marrëveshjet pasi sipas tij ishin arritur nga njerëz që nuk kishin legjitimitet nga qeveria e re