“Shpërtheu në mënyrë të pakontrolluar” – Kurti flet për nervozën e Vuçiqit

“Shpërtheu në mënyrë të pakontrolluar” – Kurti flet për nervozën e Vuçiqit

Aktuale February 15, 2020 - 16:44
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth diskutimit që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiqit, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Kurti në një lidhje direkte për IndeksOnline ka folur edhe për nervozën e presidentit Vuçiq duke thënë se ai ishte nervoz që nga fillimi.

Madje Kurti ka thënë se gjërat që i ka përmendur në përballjen me të, i kishte thënë edhe më parë.

“Ishte një lloj nervoze që nga fillimi prej anës së tij, por unë prezentova atë gjëra të cilat s’është që i kam thënë për herë të parë dhe mandje ajo nervoza i tij shpërtheu, nervozë e pakontrolluar por .. “.

Kryeministri Kurti ka treguar se sot ka pasur takime të frytshme me lider të ndryshëm të vendeve të Ballkanit Përendimor.

“Është e papërshtatshme për mua që të flas për përmbajtjen e diskutimeve mirëpo diskutuam me të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, pat diskutues edhe nga SHBA-të. Mendoj se ishte një diskutim i mirë, ndonëse ndonjëherë i tensionuar por i vërtet, sepse në rajonet tona është i tillë”, ka thënë ai.