Hoti i premton Rikerit se Qeveria do t’i çojë përpara proceset që përkrahen nga SHBA
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pas Përfaqësuesi të Lartë të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka takuar edhe ushtruesin e detyrës së ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Philip Reeker.
Përmes një njoftimi në facebook, hoti ka thënë se kanë biseduar për nevojat që ka Kosova si shtet për të avnacuar raportet me shtetet e rajonit dhe sidomos normalizimin e raporteve me Serbinë.
Hoti ka thënë se e ka falënderuar Rikerin edhe për letrën që Sekretari Pomepo i ka dërguar Albin Kurtit e në të cilën përmendet se qëllimi final i dialogut është njohja reciproke.
“Me z.Philip Reeker, ushtruesin e detyrës se ndihmës Sekretarit te Shtetit për Evrope dhe Euro-Azi, biseduam për nevojën qe kemi si shtet për te avancuar ne marrëdhëniet rajonale, ne veçanti ne normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke me Serbinë. E falënderova për letrën e Sekretarit Pompeo, i cili qarte e thotë se qëllimi final i dialogut është njohja reciproke.Qeveria e re e ka gjithë mbështetjen e vendit mik SHBA për te avancuar ne proceset e rëndësishme qe kemi përpara. Dhe nuk do ta humbim këtë mundësi”, ka shkruar Hoti.