Nis mbledhja e LDK-së për kandidatin për kryetar të Podujevës
Aktuale
February 15, 2020 - 11:26
Ka filluar mbledhja e kryesisë së degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ku pritet të zgjidhet kandidati për kryetar të Komunës.
Klan Kosova mëson se në këtë takim është parë duke hyrë edhe ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, i cili dha dorëheqje për shkak se mori pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme.
Anëtari i kësaj dege, Nexhmi Rudari, ka thënë për Klan Kosovën se në këtë takim do të të shqyrtohen propozimet e mundshme që kanë ardhur edhe prej nëndegëve të terrenit”.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.