Thaçi: UP, institucion i dijes dhe rezistencës që kontriboi në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Thaçi: UP, institucion i dijes dhe rezistencës që kontriboi në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Aktuale February 15, 2020 - 09:49

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruajtur në Facebookun e tij për 50 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Thaçi është shprehur se UP ka luajtur rol historik në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe politike të Kosovës.

“Sot, kur shënohet solemnisht 50 vjetori i UP-së, studentëve, profesorëve dhe gjithë stafit akademik iu shprehim urimet më të sinqerta me besimin se fillimi i gjysmë shekullit vijues do të jetë edhe më i suksesshëm në sfidat e Kosovës së shekullit 21.”, ka shkruar Thaçi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot Universiteti i Prishtinës kremton 50 vjetorin e themelimit.

Gjysmë shekulli jetë akademike në shërbim të emancipimit, arsimimit dhe modernizimit të shoqërisë sonë.

Universiteti i Prishtinës luajti rol historik në ngritjen e vetëdijes sonë kombëtare dhe politike në tri dekadat e shekullit të kaluar.

Ky institucion i dijes dhe rezistencës dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në 50 vjetorin e themelimit shprehim respekt dhe konsideratë të thellë për të gjithë pedagogët, drejtuesit, punëtorët dhe studentët që kontribuuan në forma të ndryshme, jo vetëm në forcimin e dimensionit themelor akademik të UP-së, por edhe të ndikimit të tij pozitiv në rrafshin kombëtar, politik dhe shoqëror.

Sot, kur shënohet solemnisht 50 vjetori i UP-së, studentëve, profesorëve dhe gjithë stafit akademik iu shprehim urimet më të sinqerta me besimin se fillimi i gjysmë shekullit vijues do të jetë edhe më i suksesshëm në sfidat e Kosovës së shekullit 21. HTH.