Nis diskutimi në Munih, Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit
Aktuale
February 14, 2020 - 19:58
Ka nisur diskutimi për Ballkanin Perëndimor në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Në këtë takim merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandar Vuçic, të cilët janë ulur përballë njëri-tjetrit.
Në panelin ku po diskutohet për rajonin, marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi, Gjukanoviç e shefi i diplomacisë europiane, Borrell.
Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.