Haxhiu reagon pas arrestimit të disa personave zyrtarë
Aktuale
February 14, 2020 - 17:29
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas arrestimit të disa personave zyrtarë.
Haxhiu ka shkruar se lajmet e këtyre ditëve lidhur me arrestimet e personave zyrtarë që dyshohen për keqpërdorim detyre, marrje ryshfeti, e ushtrim ndikimi, janë shumë optimiste për vendosjen e themeleve të shtetit të së drejtës.
“Kosova duhet të jetë vendi ku sundon ligji. Institucionet e drejtësisë do t’i kenë të gjitha kapacitetet për t’i hetuar abuzimet e ndëshkuar abuzuesit”, ka thënë Haxhiu.