Sindikalistët e Shëndetësisë takojnë ministrin Vitija

Sindikalistët e Shëndetësisë takojnë ministrin Vitija

Aktuale February 14, 2020 - 16:05

Një delegacion i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë takuar sot ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitija, sekretarin, Naim Bardiqi dhe këshilltarët e tij Mirsad Shkretën dhe Sami Ukën.

Gjatë takimit u diskutuan një sërë temash me të cilat ballafaqohet sistemi shëndetësor në përgjithësi e punëtorët shëndetësor në veçanti, kushtet e punës, mirëqenia e punëtorëve shëndetësor, Ligji i Pagave, moszbatimi i Kontratës Kolektive Sektoriale, në ndër të tjera palët u dakorduan që në javët në vijim do të funksionalizohet Grupi për Dialog Social nga ana e dy palëve për t’i trajtuar të gjitha këto tema secilën veç e veç.

“Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitija o zotua se do të angazhohet maksimalisht që punëtorët shëndetësor të trajtohen dinjitetshëm si në aspektin e kushteve të punës dhe të mirëqenies së tyre”, thuhet në komunikatën e FSSHK-së.

Në këtë takim, delegacioni i FSSHK-së ishte i përbërë nga kryetari Blerim Syla, kryetari i Këshillit Drejtues Jahir Lajqi, nënkryetarët Blerim Delija dhe Xhemajl Selmani si dhe anëtari i kryesisë së FSSHK-së Islam Krasniqi.