Vuçiq: Nuk flasim për statusin e Kosovës, pa u hequr taksa

Vuçiq: Nuk flasim për statusin e Kosovës, pa u hequr taksa

Aktuale February 14, 2020 - 14:35

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Munih se Beogradi nuk do të bisedojë mbi statusin deri sa të mos hiqet taksa ndaj produkteve të Serbisë.

“Ne mund të bisedojmë për gjëra që kanë të bëjnë me përparimin ekonomik, për këto nuk e kemi problem, por nuk do të bisedojmë për statusin deri sa të mos hiqet taksa. Kështu është puna dhe po presim heqjen e taksës”, ka thënë Vuçiq duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit të Al Jazeeras në Munih, ku po merr pjesë në Konferencën mbi Sigurinë, raporton B92.

I pyetur nëse do të takohet me përfaqësuesit e administratës së Kosovës, Vuçiq rikujtoi se Hashim Thaçi mori pjesë sot në mëngjes gjatë nënshkrimit të dokumenteit mbi hekurudhën dhe se ka parë disa përfaqësues të delegacionit të tij, porse nuk e din nëse do të vijë në Munih pas dite Albin Kurti.