Haziri i cilëson lajme të mira për Kosovën zhvillimet e sotme në Mynih
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, po i cilëson si lajme të mira, zhvillimet e sotme në Mynih të Gjermanisë ku me ndërmjetësimin e emisarit të Trump për dialogun u arritën dy marrëveshje parimore për ndërtimin e një hekurudhe Prishtinë-Beograd dhe një autostrade.
Haziri përmes një reagimi në twitter ka thënë se këto marrëveshje e shtyjnë përpara procesin e dialogut me shtetin fqinjë Serbinë.
Ai ka falënderuar ambasadorin amerikan në Berlin, Richard Grenell, duke e cilësuar si historik progresin e bërë.
“Lajme të mira nga Berlini. Dy marrëveshje të tjera që shtyjnë përpara procesin e dialogut me fqinjët tanë. Faleminderit ambasadorit Grenell për progresin historik të bërë në zhvillimin ekonomik. Marrëveshja për linjën ajrore, hekurudhën dhe autostradën do të lehtësoje lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Haziri.
Lidhur me marrëveshjet e arritura sot në Berlin ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës , Agim Veliu. Sipas tij çdo marrëveshje që çon në normalizim të raporteve Kosovë-Serbi është e mirëseardhur.
Good news from Berlin!
— Lutfi Haziri (@LutfiHaziri) February 14, 2020
Two more agreements that push forward the process of dialogue with our neighbors. Thank you Ambassador Grenell for making historic progress on #economic development.