Të martën ora e parë e mësimit i kushtohet Pavarësisë së Kosovës
Aktuale
February 14, 2020 - 14:14
Ora e parë e mësimit të martën do t’i kushtohet Pavarësisë së Kosovës.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, MASHT’i ka njoftuar se ka obliguar të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që, të martën (18 shkurt 2020), orën e parë të mësimit t’ia kushtojnë historikut të pavarësisë.
“Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), obligon të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që, të martën (18 shkurt 2020), ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë.