Veteranët: Marrëveshjet për linjat transportuese me Serbinë, të mjegulluara

Veteranët: Marrëveshjet për linjat transportuese me Serbinë, të mjegulluara

Aktuale February 14, 2020 - 14:09

Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përshëndet çdo kontribut nga shtetet aleate dhe organizmat ndërkombëtar që e mbështesin rrumbullakimin e shtet-ndërtimit të Kosovës.

Kjo organizatë po ashtu i përshëndetë marrëveshjet e nënshkruara sot në Munih të Gjermanisë për rihapjen e linjës hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por shton se janë të mjegullta, njofton Klan Kosova.

“Nënshkrimi i marrëveshjes për korridorin ajror në relacionin Prishtinë-Beograd, e po ashtu nënshkrimi i marrëveshjeve të sotme për hekurudhat dhe autostradat, siç e kemi parë në media, duken të mjegulluara”.

“Prandaj, OVL e UÇK-së kërkon nga ish-Qeveria dhe Qeveria aktuale e Kosovës, si dhe institucionet e partitë politike, që të sqarojnë publikun se çfarë përmbajnë këto marrëveshje”.