Grenell: Marrëveshjet, falë direktivave të qarta të Presidentit Trump
Përmes një reagimi në Twitter , ambasada amerikane në Berlin, ka thënë se marrëveshje për linjën ajrore, hekurudhore dhe për autostradën do të lehtësojë lidhjet dhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes Serbisë dhe Kosovës.
Ndaj këtij postimi të ambasadës amerikane në Berlin ka reaguar vet ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell pëmes një ‘retweeti’.
Ai ka shkruar se falë direktivave të qarta të Presidentit Donald Trump janë arritur edhe marrëveshjet sot në Mynih.
“Falë direktivave të qarta të Presidentit Trump, ne kemi nënshkruar tri marrëveshjeve ekonimike për katër muaj. Një për udhëtimin ajror, një për hekurudha dhe një për autostrada”, ka shkruar Emisari Special i Presidentit Trump në Twitter
Thanks to @realDonaldTrump’s specific directives, we have signed 3 economic agreements in 4 months. One for airline travel, one for rail and one for motorways. #diplomacy https://t.co/SZAbWgNouZ
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 14, 2020