Kështu do të duket 'Newborni' i Prishtinës për përvjetorin e pavarësisë
Aktuale
February 14, 2020 - 13:12
Në vitin e 12-të të pavarësisë, NEWBORN synon ta prekë një çështje shumë të ndjeshme dhe shpesh të paragjykuar: të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe gjithë mundin e tyre për t’i tejkaluar vuajtjet dhe stigmën ndaj tyre.
Kjo pamje e re e NEWBORN ka për qëllim rritjen e vetëdijës së popullatës për gjendjen e të mbijetuarve, por veçanarisht luftimin e stigmës dhe mobilizimin për më shumë mbështetje për të mbijetuarit.
Adresimi i stigmës në Kosovë, është në hap me zhvillimet globale për këtë çështje dhe pjesë e fushatave ndërkombëtare!