Thaçi nga Munihu: Kosova e gatshme për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Thaçi nga Munihu: Kosova e gatshme për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Aktuale February 14, 2020 - 11:39

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se i gjithë spektri politik në Kosovë duhet fokusuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kështu ka thënë ai pas nënshkrimit të marrëveshjes për linjën hekurudhore dhe autostradën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Munih të Gjermanisë, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi shumë krenar me atë që kemi bërë. Ne duhet të ecim krah përkrah me botën dhe jo në kundërshtim me aspiratat botërore”.

“Duhet të jemi shumë të hapur edhe të sinqertë. Kosova është e zhgënjyer nga mos-uniteti BE-së pasi që ne kemi plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet për liberalizim të vizave”.

“Arritja e marrëveshjes së sotme është një mesazh i ri që po fillojmë në një proces të ri. Të gjithë duhet të fokusohemi dhe të marrim përgjegjësi dhe jo të dalim si pengues sepse për fat të keq është krijuar një përshtypje se Kosova nuk është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë”.