Pacolli: Qeveria do të ketë qasje të re ndaj dialogut

Pacolli: Qeveria do të ketë qasje të re ndaj dialogut

Aktuale February 14, 2020 - 10:55

Fitore Pacolli deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Studimi i Qendrës për Studime të Sigurisë ka sjellë në pah dy frika që i kanë qytetarët e Kosovës e që janë korrupsioni dhe papunësia, raporton “Zëri.info”.

Studimi ka sjellë disa të dhëna që vërtetojnë gjendjen në Kosovë. Një lloj kërcënimi që i kanoset Kosovës është korrupsioni dhe papunësia këto dy gjetje na tregojnë që rezultati i zgjedhjeve nuk është i rastësishëm", ka thënë ajo.

Pacolli ka thënë se qeveria e re do të ketë qasje të re ndaj dialogut pasi siq ka thënë ajo Kosova nuk duhet të ngutet për një marrëveshje të nxituar.

"Ne kemi thënë se ka ardhur momenti që të kemi një qasje të re ndaj dialogut por nuk duhet të ngutemi që të arrijmë një marrëveshje sepse ngutja na ka sjellë në këtë gjendje", ka thënë ajo.

Ndërsa për reciprocitetin në vend të taksës ka thënë se është parim që krijomë hapësirë që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë të relaksohen./ZERI