Thaçi për linjën hekurudhore me Serbinë: Një tjetër moment historik
Pas nënshkrimit të marrëveshjes për linjën hekurudhore dhe autostradën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ky është një tjetër moment historik.
Ai ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump dhe ambasadorin e SHBA-ve në Gjermani, Richard Grennell, për këtë arritje, njofton Klan Kosova.
“Së pari marrëveshja për trafikun ajror dhe tash kemi nënshkruar marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradat ndërjmet Kosovës dhe Serbisë”.
“Një hap i shkëlqyeshëm drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare midis dy vendeve”.
Another milestone! First, the deal on air traffic & today we signed the deal on railways & highways b/w Kosovo and Serbia. Thank you @realDonaldTrump for your leadership, and @RichardGrenell for the resolve. A great step towards reaching a final peace agreement b/w two countries pic.twitter.com/ujmNXf71fS
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) February 14, 2020