Nisin aktivitetet në Mynih, Vuçiq takon zyrtarin e lartë amerikan

Nisin aktivitetet në Mynih, Vuçiq takon zyrtarin e lartë amerikan

Aktuale February 14, 2020 - 09:15

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka nisur takimet në Gjermani në kuadër të punimeve të Konferencës së 56-të Sigurisë në Mynih, ku do ta marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeministri, Albin Kurti.

Vuçiq sot në mëngjës ka takuar Ndihmës-Sekretarin e Shtetit amerikan për Evropë dhe Azi, Philip Ricker, shkruan lajmi.net.

Ky është takimi i parë i Vuçiqit në Mynih, teksa nuk është bërë e ditur  tema e diskutimit.

Siç njoftojnë ndërkaq mediat serbe, Vuçiq pritet të ketë disa takime me zyrtarë të lartë botëror.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjes për hekurudhat mes Kosovës dhe Serbisë.