Jeremiç: Vuçiq po gënjen, ai është duke biseduar me Kosovën

Jeremiç: Vuçiq po gënjen, ai është duke biseduar me Kosovën

Aktuale February 14, 2020 - 09:07

Vuk Jeremiç ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq se është duke negociuar me Kosovën.

Ish Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq se është duke negociuar me Kosovën edhe pse ishte zotuar se nuk do ta bënte një gjë të tillë pa heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

“Në paraqitjet e tij në opinionin publik, Vuçiq ende servon se nuk do të ketë bisedime me Prishtinën deri në heqjen e taksës”, shkroi Jeremiq në Twitter, transmeton lajmi.net.

“Mirëpo, pas marrëveshjes për trafikun ajror, në Munich do të nënshkruhet edhe marrëveshja për hekurudhat. Andaj, gënjeshtër është se nuk është duke u biseduar. Bisedohet gjithçka”, shtoi ai.