KQZ mban mbledhje për certifikimin e partive politike për zgjedhjet në Podujevë

KQZ mban mbledhje për certifikimin e partive politike për zgjedhjet në Podujevë

Aktuale February 14, 2020 - 08:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhje në ora 10:00 për aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1.     Hyrje – znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

2.     Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim:

–        Caktimi i lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështretjen e subjekteve politike për muajin shkurt 2020.

3.     Shqyrtimi dhe miratimi i Udhëzimit për Komisionin Komunal të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimeve për indetifikimin e votuesve në vendvotim për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës;

4.     Të ndryshme;”, thuhet në njoftim.