Osmani merr telegrame urimi nga politikanë botërorë

Osmani merr telegrame urimi nga politikanë botërorë

Aktuale February 13, 2020 - 20:55
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë shumë urime nga homologë të saj nga disa vende të botës.

Kryekuvendaren Osmani e kanë uruar: Manfred Weber, kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian; Jiëí Rëiëka, ushtrues detyre i kryetarit të Senatit Çek; Dejan Diëan, kryetar i Kuvendit Nacional të Sllovenisë; Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë; Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut; Mustafa ëentop, kryetar i Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë; Andrey Kovatchev, nënkryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian,  përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, si dhe senatori amerikan, Bob Dole.

Osmani e kanë uruar edhe një numër i madh i deputetëve nga Gjermania, Austria, Kanadaja, Australia e shumë shtete tjera.

“Në ditët e para të punës si kryetare e Kuvendit, krahas mesazheve dhe urimeve inkurajuese nga qytetarët e vendit, kam pranuar edhe shumë telegrame urimi nga e mbarë bota, kryesisht nga homologët e mi, por edhe nga politikanë të tjerë”, tha Osmani.

“Kujdesi dhe respekti i shteteve mike shërben si një motiv shtesë për t’u angazhuar edhe më shumë që Kuvendin e Kosovës ta bëjmë shembull të funksionimit të institucioneve shtetërore, duke siguruar miratim të ligjeve të mira dhe mbikëqyrje efikase të ekzekutivit”, tha në fund Osmani.

Ajo i falënderoi homologët e saj dhe politikanët e shumtë nga e gjithë bota për urimet e tyre, dërguar asaj. ë

Vjosa Osmani