A e kërkoi Nexhmije Pagarusha ndalimin e klipit “Baresha”? (VIDEO)

A e kërkoi Nexhmije Pagarusha ndalimin e klipit “Baresha”? (VIDEO)

Aktuale February 13, 2020 - 20:44
Seanca e Kuvendit të Kosovës sot filloi nën tingujt e këngës “Baresha” të Nexhmije Pagarushës.

Përveç zërit, në ekran u shfaq edhe klipi i këngës që u realizuar vetëm para 8 vitesh nga shteti si promovim i këngës që ekziston që nga vitet e 60-ta.

Por, Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, pati një kritikë kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, që vendosi ta nderoj kështu bilbilin e Kosovës.

Krasniqi ishte ministër i Kulturës në kohën e finalizimit të këtij klipi.

Ai përmes telefonit i tha Klanit se smund të flasë për arsyet e kërkimit per mostransmetim të klipit. Kjo me arsyetimin se projekti është inicuar e realizuar para se ky të ishte në detyrë, në periudhën 2011 – 2014

Ndryshe thotë paraardhësi i tij Lutfi Haziri, që ishte ministër nga prilli deri në tetor të vitit 2010.  Ai tha se inicoi projektin, mirëpo e la të kryhet në kohën e Krasniqit.