KFOR’I ushtron operacionin “Shpata e argjendtë 2020”, për ndihmë në rast të katastrofave

KFOR’I ushtron operacionin “Shpata e argjendtë 2020”, për ndihmë në rast të katastrofave

Aktuale February 13, 2020 - 19:18
Dje dhe sot, Shtabi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës ka qenë nikoqir I një punëtorie të udhëhequr nga KFOR’I me qëllim të ushtrimeve në rast ndihmës në rrethana të katastrofave.

Ushtrimi i udhëhequr nga KFOR-i ”Shpata e Argjendtë (Silver Saber) 2020” në zhvillim e sipër

Prishtinë, 13 shkurt 2020 – Më 12 dhe 13 shkurt 2020, Shtabi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës ishte nikoqir i një punëtorie të udhëhequr nga KFOR-i, përgatitje e ushtrimit “Shpata e argjendtë 2020,” për ndihmë nga katastrofat, e planifikuar të mbahet në shtator.

Si pjesë e procesit të planifikimit të përgjithshëm, punëtoria ishte krijuar për të rritur më tej ndërveprimin midis partnerëve dhe përbënte një hap tjetër të rëndësishëm drejt fazës së ekzekutimit të ushtrimit. “Shpata e argjendtë” pasqyron angazhimin e përhershëm të NATO-KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet dhe organizatat e sigurisë.

Punëtoria u drejtua nga Gjerneral Brigade Laurent Michaud, Zëvendës Komandant i KFOR-it, dhe aty morën pjesë Z. Bekim Podrimqaku, Drejtor i Departamentit për Analiza dhe Politika të Sigurisë në Sekretariatin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës dhe përfaqësues të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës, Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kryqit të Kuq të Kosovës dhe EULEX-it