Haradinaj falënderon mjeshtrin e karatesë, Fahri Mahalla për kontributin në dobi të çështjes kombëtare

Haradinaj falënderon mjeshtrin e karatesë, Fahri Mahalla për kontributin në dobi të çështjes kombëtare

Aktuale February 13, 2020 - 17:48
Ish – kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me mjeshtrin e karatesë, Fahri Mahalla.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se e ka falënderuar Mahallën për kontributin në dobi të çështjes kombëtare. “Nder i madh të pres në bashkëbisedim, mjeshtrin më të madh shqiptar të karatesë, Fahri Mahalla, po ashtu atdhetar i shquar”. “Faleminderit mjeshtër, për gjithë punën tënde të madhe në dobi të çështjes sonë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj.