Agjencisë kosovare i konfiskohet sërish autobusi në Gjermani

Agjencisë kosovare i konfiskohet sërish autobusi në Gjermani

Aktuale February 13, 2020 - 17:21
Autobusi i konfiskuar, me vlerë prej rreth 20 mijë eurosh do të mbahet nga dogana derisa në një kohë të afërme, të mos bëhet pagesa e borxhit nga ndërmarrja e përmendur.

Një agjenci kosovare e udhëtimeve kishte borxhe të papaguara në shumën prej afër 30 mijë eurosh, ndaj autoriteteve tatimore të Gjermanisë, shkruan dpa.de. Për këtë arsye, zyrtarët e Doganës në njësinë e kontrollimit në Lindau kanë konfiskuar në një parking të autostradës 96 autobusin e kësaj agjencie.

Gjashtë udhëtarët që ndodheshin në këtë autobus u transportuan me një automjet të angazhuar enkas për këtë rast, transmeton albinfo.ch. Ndërsa autobusi i konfiskuar, me vlerë prej rreth 20 mijë eurosh do të mbahet nga dogana derisa në një kohë të afërme, të mos bëhet pagesa e borxhit nga ndërmarrja e përmendur.

Është interesante të theksohet se edhe në dhjetor të vitit të kaluar, doganierët në pikën e njëjtë të doganimit kishin konfiskuar një autobus tjetër të po kësaj agjencie. Për këtë rast kishte shkruar edhe albinfo.ch.

Siç dihet, dogana është e autorizuar që, në kuadrin e kontrollimeve që u bën shtetasve të huaj të zbatojë në vend të ngjarjes borxhet që ata i kanë autoriteteve tatimore të Gjermanisë dhe në rast nevoje, të konfiskojë objekte