Përfundon seanca, konstituohen Komisionet Parlamentare

Përfundon seanca, konstituohen Komisionet Parlamentare

Aktuale February 13, 2020 - 15:55

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota për konstituimin e Komisioneve Parlamentare, raporton Zëri.info.

Kjo legjislaturë ndryshe nga e kaluara do t’i ketë 14 Komisione Parlamentare.

Komisionet do të jenë këto:

Komisioni për Punë të Jashtme dhe për Diasporë që do të udhëhiqet nga AAK-ja, Komisioni për Integrim Evropian që do të udhëhiqet nga LDK-ja, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion që do të udhëhiqet nga LDK-ja, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport që do të udhëhiqet nga LDK-ja, Komisioni për Buxhet dhe Financa që do të udhëhiqet nga LVV-ja, Komisioni për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Medie që do të udhëhiqet nga PDK-ja, Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike që do të udhëhiqe nga Nisma, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes që do të udhëhiqet nga LVV-ja, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që do të ushëhiqet nga AAK-ja, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis që do të udhëhiqet nga LVV-ja, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve që do të udhëhiqet nga Lista Serbe, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione që do të udhëhiqet nga Grupi 6 Plus, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike që do të udhëhiqet nga PDK-ja dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë që do të udhëhiqet nga nga PDK-ja. /ZERI