Zyrtari i AAK-së e krahason Vjosa Osmanin me Linda Morinën
Aktuale
February 13, 2020 - 12:09
Ish zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë nga radhët e AAK-së, Besim Demi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook e ka krahasuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, me këngëtaren e cila është bërë virale në rrjete sociale me videot e saj Linda Morina.
Demi në statusin e tij e ka postuar një foto të kryetares së Kuvendit derisa po mbahet seanca plenare për zgjedhjen e komisioneve parlamentare.
“Udhëheqja sot e Seancës së Kuvendit; Linda Morina në aksion” ka shkruar Demi ne Facebook.