Presidenca: Takimi Thaçi-Kurti mund të ndodhë edhe në Munih

Presidenca: Takimi Thaçi-Kurti mund të ndodhë edhe në Munih

Aktuale February 13, 2020 - 12:03

Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar një ftesë për takim presidentit Hashim Thaçi për, siç tha ai, për bashkërendim të qëndrimeve për politikën e jashtme në Konferencën e Munihut ku do të marrin pjesë të dy.

Por, kjo po del se u dërgua me vonesë pasi që presidenti qysh në mëngjes ka udhëtuar për në Munih, njofton Klan Kosova.

Nga Presidenca thanë për klankosova.tv se letra u dërgua së voni dhe rrjedhimisht takimi nuk do të mbahet në Prishtinë, siç kërkoi Kurti. Megjithatë, një takim mes kryeministrit dhe presidentit kosovar nuk u mohua se mund të ndodhë në Munih.

Zyra e Kryeministrit nuk ka qenë e qasshme që të tregojë se a do të zhvendoset takimi në qytetin gjerman.

Megjithatë, në Konferencën që do të fillojë nesër, presidenti Thaçi ka një numër takimesh me zyrtarë të huaj. Gjithashtu, ai do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Pjesë e kësaj konference do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili gjithashtu do të takohet me Grenell, sipas mediave serbe.