Lushtaku flet pas vendosjses së fotografisë së Thaçit në Kuvend, e quan Osmanin të pa përvojë
Sot në fillim të seancës së Kuvendit, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka vendosur fotografinë e presidentit HashimThaçi në krye të Kuvendit.
Lushtaku këtë gjest e ka quajtur simbolik, ndërsa sipas tij ia ka bërë të ditur Osmanit se duhet të respektoj ligjet dhe Kushtetutën kur bëhet fjalë për fotografinë e Thaçit në zyret e insitucioneve të Kosovës, transmeton Zëri.info
Lushtaku mes tjerash e ka quajtur “të re dhe të pa përvojë” kryetaren e Kuvendit.
Ky është reagimi i plotë i Lushtakut:
Sot, me anë të një gjesti simbolik, edhe një herë provova t’i tregoj Kryeparlamentares së re dhe të pa përvojë, se ajo duhet ta dëshmojë praktikisht frymën e saj rugoviane - institucionaliste dhe të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.
Hashim Thaçi është President aktual i Republikës së Kosovës dhe në bazë të legjislacionit në fuqi, fotoja e tij duhet të vendoset në vendin e caktuar, brenda zyreve të të gjitha institucioneve të vendit.