PDK-ja vendos fotografinë e presidentit pas ulëses së Vjosa Osmanit në Kuvend
Aktuale
February 13, 2020 - 10:36
Për shkak të zhvendosjes së fotografisë së presidentit Thaçi nga muri ballor i zyrës së kryeparlamentares, PDK-ja ka bërë një instalacion në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, raporton Zëri.info.
Në shenjë proteste të veprimti të Vjosa Osmanit ata kanë vendosur një fotografi prapa ulëses së saj prej ku i kryeson seancat plenare.
Këtë fotografi e ka vendosur deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku./Zëri