Carpenter: S'ka zgjidhje të plotë pa e njohur Serbia pavarësinë e Kosovës

Carpenter: S'ka zgjidhje të plotë pa e njohur Serbia pavarësinë e Kosovës

Aktuale February 13, 2020 - 09:47

Drejtori i “Penn Biden Center” dhe ish zyrtari i Pentagonit Michael Carpetner ka deklaruar se zgjidhja e konfliktit nuk është e plotë pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Gjithnjë është vështirë të zgjidhen konfliktet e tilla gjeopolitike në vitin e zgjedhjeve. Mirëpo, a është kjo e mundur? Natyrisht që po. Mendoj se duhet angazhuar shumë më tepër përpjekje dhe burime, por do të them diçka në mbrojtje të ambasadorit Grenell – mendoj se ai tashmë ka arritur shumë me bisedime për hapjen e linjës së drejtpërdrejtë të fluturimeve në mes dy vendeve”, ka thënë Carpetner në një intervistë për VOA.

Sipas tij, nëse Qeveria e Kosovës i heqë taksat, ky do të ishte “një sinjal shumë pozitiv”.

“Nëse Grenell e arrin këtë, atëherë mendoje se së paku do të hyjë në fushën në të cilën mund të arrijë përparim më të madh në të ardhmen e afërt. Mendoj se duhet t’i zgjidhë disa arsye për konflikte dhe armiqësi në mes dy palëve, në mes të cilave janë edhe taksat, para se të mund të punojë vërtetë në një marrëveshje. Kjo është rruga në të cilën momentalisht Grenell gjendet”, konsideron Carpenter.

Sipas tij, pjesa e vështirë e punës është të vendoset diçka në tryezë çfarë është e pranueshme për shumicën e kosovarëve dhe për shumicën e serbëve.

“Sipas mendimit tim, kjo kurrë nuk ka qenë reale pa vendosjen në tryezë një shume të konsiderueshëm të parave, investimeve dhe sidomos Fondin e Stabilizimit. Unë një kohë të gjatë jam duke u angazhuar për atë që Bashkimi Evropian, me përkrahje amerikane, t’i fusë duart nëpër xhepa dhe ta vendosë në tryezë Fondin e Stabilizimit, në mënyrë që dyja palët të shohin se do të ketë rindërtim, punë, rritje ekonomike, dhe përmirësim të infrastrukturës, atëherë kur arrihet marrëveshja”, ka thënë Carpenter.

Ai gjithashtu thekson se zgjidhja e konfliktit nuk është e plotë pa atë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Shtrohet pyetja se çfarë do të fitojë Serbia atëherë, dhe janë disa gjëra atë cilat potencialisht do të ishin pjesë e asaj pakete. Por mendoj se Fondi i Stabilizimit do të ishte tërheqës për dyja palët dhe ky opsion, sipas mendimit tim, nuk është hulumtuar mjaftueshëm”, vlerëson ai.

Carpetner thotë se administrata e Donald Trumpit po përpiqet ta zgjidhë konfliktin për arsye të njëjtë që e kanë bërë edhe administratat e kaluara.

“Para se gjithash, ne kemi përfitim nga stabiliteti dhe siguria në Ballkan. Kjo iu mundëson shteteve të anëtarësohen në institucione euroatlantike, gjë që është në interesin tonë. Që do të thotë se ne angazhohemi për interesat tona në rajon, dhe kjo është pikërisht ajo çfarë kjo administratë duhet të bëjë”, ka përfunduar Carpenter.