GLPS-ja publikon “10 masat urgjente të qeverisë ‘Kurti’”
Vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi, rimëkëmbja e vendit në sferën ndërkombëtare, organizimi i Qeverisë, reformat në administratë, verifikimi në drejtësi, si dhe zhvillimi i një plani ekonomik po vlerësohet të jenë ndër masat më urgjente, të cilat do të duhej t’i merrte Qeveria në krye me Albin Kurtin, shkruan gazeta "Zëri".
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shpalosur vlerësimet dhe propozimet mbi temën: “10 masat më urgjente të qeverisë ‘Kurti’”.
Sipas kësaj organizate, ndër çështjet me rëndësi të madhe me të cilat pritet të ballafaqohet kjo Qeveri janë: ristrukturimi i përbërjes dhe i organizimit të Qeverisë, reforma e administratës publike, reforma në drejtësi dhe reforma në agjendën evropiane. Duke prezantuar këto pika Arbresha Loxha, nga GLPS-ja, ka thënë se një ndër prioritetet e Qeverisë në krye me Kurtin do të duhej të jetë vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ajo theksoi se Kosova ka nevojë edhe për rikonstruktimin e politikës së jashtme, si dhe t’i vazhdojnë reformat në agjendën evropiane.(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës "Zëri" si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)