Murati: Vendimi për uljen e pagave të qeverise nuk bie ndesh me ligjin
Aktuale
February 12, 2020 - 23:22
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë Kurti lidhur me uljen e pagave në Qeveri. Murati tha se vendimi ul pagat e qeverisë dhe nuk prek ato të sistemit të drejtësisë e as nuk bie ndesh me ligjin, transmeton Indeksonline.
Ai tha se kushdo që dëshiron të komentojë mbi ligjshmërinë e vendimeve, duhet së pari të sigurohet që ligjit të cilit i referohet të mos jetë i shfuqizuar. Postimi i plotë: Vendimi ul pagat e qeverise, nuk prek ato te sistemit te drejtesise, dhe nuk bie ndesh me ligjin, perkunder disa pretendimeve te bera sot gjate dites
Kushdo qe deshiron te komentoje mbi ligjshmerine e vendimeve, duhet se pari te sigurohet qe ligji te cilit i referohet te mos jete i shfuqizuar.