Zeka: Rama mund të zatetë në hundëlesh kur bëhet fjalë për Albin Kurtin

Zeka: Rama mund të zatetë në hundëlesh kur bëhet fjalë për Albin Kurtin

Aktuale February 12, 2020 - 21:35

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mund të zatetë në hundëlesh kur bëhet fjalë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. 

Mendimin Zeka e nisi duke thënë se “Kryeminsitri Rama s’do duhej t’i vinte taksë për kosovarët”.

Tutje, Zeka tha se Edi Rama mund të zatetë në hundëlesh kur bëhet fjalë për Albin Kurtin.

“Abin Kurti duhet t’i dëgjojë Brukselin dhe Washingotnin për taksën, e jo Edi Ramën. Dashtë zoti që Edi Rama të zatetet në hundëlesh, e ai shpresoj të jetë Albin Kurti”, është shprehur Zeka.

Zeka gjithashtu tha se është lajm i mirë nëse Kurti nuk ndihet inferior ndaj Ramës.

“Lajm i mirë nëse Kurti nuk ndihet inferior ndaj Ramës”, shtoi Zeka.